13:08 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / V R

DJ dhe producent i njohur vdes në moshën 30 vjeçare

DJ dhe producenti i njohur, Garrett Lockhart, ka vdekur në moshën 30-vjeçare.

Artisti i cili interpretoi nën emrin i_o, vdiq të hënën, tha një deklaratë e postuar në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Shkaku i vdekjes së Garrett nuk u bë i ditur, transmeton Indeksonline.

“Të hënën, 23 nëntor, bota humbi një shpirt të bukur, Garrett Falls Lockhartin, i njohur gjithashtu si i_o.

“Kjo frymë jashtëzakonisht e talentuar na mësoi se edhe nëse asgjë nuk ka rëndësi, ju prapë mund të udhëhiqni me dashuri.

“E vërteta dhe shpirti i Garrettit jetojnë përmes muzikës që ndau.

“Pusho në paqe Garrett, ne të duam”, thuhet në deklarat.

Artisti i EDM-së ishte nga Uashingtoni dhe gjithashtu ka interpretuar nën emrin Fawks.

Ai interpretoi në ngjarje të tilla si Ultra, Creamfields, Paradiso dhe Beyond Wonderland./Indeksonline/