Dj Geek kapet mat në “Albi Mall”, bie në sy detaji luksoz
Dj i njohur, Geek, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për projektet e tij muzikore, por edhe për paraqitjet e tij në publik.
Së fundmi, ai është fotografuar në Albi Mall, ku duket i relaksuar dhe në humor të mirë, teksa bën pazar.
Indeksonline ka siguruar pamje të artistit, por ajo që bie në sy është qesja e markës luksoze Calvin Klein, që ai mban në dorë, detaj ky që s’ka kaluar pa u vënë re.

Me stilin e tij karakteristik, po vazhdon të tregojë se di si të qëndrojë në qendër të vëmendjes, madje edhe gjatë një shëtitjeje të thjeshtë në qendër tregtare./Indeksonline/



