23:30 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / AR

Dj i famshëm bëhet baba për herë të dytë

Mental Theo është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin e dha vet ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Instragram duke treguar se djalin e ka pagëzuar me emrin Scott, transmeton Indeksonline.

“Krenar për gruan time dhe djalin tonë të bukur Scott”, shkruan ai me një foto të gruas së tij Maaike dhe të porsalindurit. Djali lindi më 23 shkurt në orën 7.43 në Majorka. “Kështu që shumë i lumtur dhe i prekur”.

Kujtojmë, Mental Theo dhe Maaike u martuan në 2014. DJ tashmë ka një djalë, Nick, nga një lidhje e mëparshme ./Indeksonline/