DJ i famshëm bëhet baba për herë të parë, zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës

DJ Tiësto (emri i vërtetë i të cilit është Tijs Michiel Verëest), producenti holandez, 51 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, modelja amerikane Annika Backes, 24 vjeç, njoftuan në rrjetet e tyre sociale se janë bërë prindër. Annika, e cila u martua me Tiësto-n në shtator të vitit 2019, solli në jetë vajzën Viola Margreet.

“Përshëndetni vajzën time Viola Margreet Verwest. Më jep ndjesi që nuk mendoja se i kisha brenda meje,” shkroi ai në Instagram. “Dhe nëna e saj Annika Verwest është një kampione e vërtetë. Si mund të jesh kaq e bukur fill pas lindjes?”

Ndërkaq, Annika në një postim shkroi: “Ndjenja më e mirë në botë. Të dua shumë Viola Verwest.”

Kujtojmë që Tiësto dhe Annika u njohën në vitin 2015 dhe u fejuan në vitin 2018.

