75 Mall Live Search
11:30 / E Hënë, 25 Mars 2024 / AR

DJ i famshëm i shkruan Vesa Lumës

Vesa Lumës i ka shkruar një DJ i famshëm ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për Diplo. Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes Instagramit.

Ai i ka shkruar pasi Vesa ndau një video nën tingujt e muzikës së tij.

Artisti i famshëm ka pëlqyer videon dhe i ka shkruar: “Është kaq e mirë”.

Këtë moment nuk mundi të mos e ndante Vesa me ndjekësit e saj në Instagram duke shkruar mbi foto: “Ne të duam Diplo”.