14:59 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

DJ i vetëm kosovar që çdo natë nga shtëpia relakson më muzikë fansat e tij në karantinë

Koleksionuesi më i madh i CD-ve në Kosovë, Dj Caboo po iu qëndron besnikë fansave të tij edhe nga karantina.

Një nga DJ më të mirë më vend ka disa ditë që çdo mbrëmje qëndron pranë fansave të tij duke lansuar muzikë live nga shtëpia.

Caboo gjatë ditës pyet në sondazhe fansat e tij se për çfarë lloji muzike janë të interesuar, dhe varësisht nga kërkesat në mbrëmje ai fillon me performancat live. Në transmetimet live, nuk mungojnë fansat edhe nga Amerika, Gjermania, Zvicra e Anglia.

Duke qenë i lidhur me ngusht me profesionin e pasionin, Caboo ndanë me fansat në çdo mbrëmje atmosferën nga shtëpia me muzika të ndryshme.

Caboo njihet si koleksionues i mbi 15 mijë CD-ve, prapa të cilave zakonisht edhe performon. /Indeksonline/