Dj kosovar nominohet për çmim në eventin “Los 40”, në mesin e yjeve botërore

Është Dj nga Kosova, por fama e tij ka depërtuar edhe përtej kufijve shqiptarë.
Regard tashmë është i njohur për muzikën e tij dhe hitet si “Ride It” dhe “Secrets” që kanë arritur miliona klikime dhe janë renditur në toplistat botërore, shkruan Indeksonline.
Por, sukseset e tij po shtohen dita ditës, Dj Regard, emri i vërtetë i të cilit është Dardan Aliu së fundi është nominuar në eventin prestigjioz të çmimeve muzikore “Los 40 Spain”.
Dj Regard është nominuar në kategorinë “Best Dance Artist or Producer”, ndërsa në mesin e të nominuarave janë edhe shumë yje botërore, si këngëtari latin Maluma.
Përveç Regard në këtë event është nominuar edhe artistja tjetër shqiptare, Dua Lipa, 25 vjeçarja është e nominuar në kategorinë “Internacional Artist”./Indeksonline/