DJ me famë botërore performon në Kosovë, befason publikun me flamur kombëtar
Mbrëmë në afërsi të qytetit të Ferizajit, saktësisht në Nerodime u mbajt për herë të parë festivali FerForest, ku për dy netë radhazi do të ngjiten në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare, shkruan Indeksonline.
Teksa i ftuari kryesor special në këtë organizim ishte Dj dhe producenti me famë botërore Mahmut Orhan. Ai njihet për hitet si: ‘Games of Thrones’ dhe ‘Six Days’.
Orhan ka performuar mbrëmë teksa doli me flamur kombëtar para publikut, duke i befasuar ata në shenjë falënderimi. /IndeksOnline/