15:45 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Dj-në e njohur e vjedhin në urban:  Ti që më vodhe çfarë kisha, të lutem më kthe..  (Foto)

Dj Viki i njohur përkrah Flor Mumajesit, ka treguar se është vjedhur sot nga dikush në një nga autobusët urban të Tiranës.

Ai në llogarinë e tij në “Instagram” ka postuar një fotografi të biletës dhe e ka shoqëruar me një shkrim ku i kërkon hajditut që ti kthej diçka.

“Ti që më vodhe në autobus të gjitha çfarë kisha, të lutem më kthe b**et dhe kartën e identitetit”, ka shkruar ai duke iu drejtuar hajdutit.

Kjo mund të jetë edhe një shaka e këngëtarit dhe shpresojmë të jetë e tillë./Indeksonline/

Temat: