75 Mall Live Search
18:56 / E Enjte, 27 Janar 2022 / MSH

Dj PM dhe Dagz nuk humbin kohë, zbulohet projekti i parë pas daljes nga Big Brother

Dj Dagz nuk ka humbur kohë dhe ka nisur menjëherë punën për këngën e re. Dj nga Kosova doli para disa javësh nga Big Brother VIP dhe bashkë me Dj Pm po përgatisin projekt të ri muzikor.

Ata kanë zbuluar se po bashkëpunojnë me reperin nga Tetova, S4MM.

Kënga quhet ‘Tinzake’ dhe pritet të publikohet së shpejti. Pm dhe Dagz fituan më shumë popullaritet me pjesëmarrjen e tyre në Big Brother VIP.

Dyshja ka qenë dhe në qendër të vëmendjes pasi krijuan lidhje brenda shtëpisë së famshme.

Pm nisi një njohje me Sara Berishën ndërsa Dagz me Einxhel. Këto të fundit u bënë sërish kryefjalë e mediave pas daljes së Dagz nga shtëpia.

Dj është zhgënjyer nga Donaldi nuk e zgjodhi në zinxhirin e shpëtimit që pasoi më pas dhe me eliminimin.