22:37 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2023 / AR

DJ PM e DJ Dagz hyjnë në “Big Brother Vip Kosova”

Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, po shijojnë një super festë të organizuar nga ‘Zone Club’ në oborrin e shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

DJ PM dhe DJ Dagz po përkujdesen që t’i argëtojnë banorët pafund – derisa njoftimin për festën ata e kishin marrë paraprakisht, përmes zarfit të cilin e ka lexuar Shqipja.

“Banorë, kur iu themi se sonte sonte ju pret një super festë në oborr, e kemi njëmend. Kjo sepse ‘Zone Club’ është zhvendosur në shtëpinë më të famshme në vend. DJ PM dhe DJ Dagz do të përkujdesen që atmosfera të jetë zjarr”, u tha në njoftimin e “Vëllait të Madh”.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.