17:48 / E Premte, 29 Prill 2022 / MSH

Dj PM në krahet e Rita Orës!

Dj PM u bë nga personazhet më të dashur për publikun pas pjesëmarrjes së tij në Big Brother VIP Albania ku shfaqi një anë tjetër të tij përpos talentit në fushën e muzikës.

Dj i njohur është shumë aktiv edhe në rrjete sociale, ku ka publikuar një fotografi që ngjalli kureshtjen e të gjithëve.

Ai është bërë nostalgjik dhe ka ndarë në InstaStory një foto me Rita Orën.

“Moti shumë” shkruan Pajtimi, duke lënë të kuptohet se fotoja është shkrepur kohë më parë.

Duket se dyshja kanë shoqëri të ngushtë me njëri-tjetrin pasi në fotografi janë shfaqur shumë të afërt.