75 Mall Live Search
08:41 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

DJ që e do e gjithë bota, vjen për ju në festivalin “Sunny Hill”

Ai është një nga DJ më të pëlqyer dhe më të famshëm në botën muzikore. Bëhet fjalë për Calvin Harris i cili pritet që të performojë në festivalin ‘Sunny Hill’, që pritet të mbahet në Parkun e Gërmisë në datat 2/3/4 Gusht 2019 shkruan Indeksonline.

Këto data do të jenë përplot me befasi për publikun, ngase do të marrin pjesë artistë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë.

E është e sigurt që atmosfera do të jetë e zjarrtë duke parë artistët që pritet të performojnë.

Kujtojmë që Calvin Harris është krijues i mega hiteve botërore si: ‘How Deep Is Your Love’ , ‘This Is What You Came For (ft Rihanna)’, ‘I Need Your Love’ e shumë hite të tjera. /Indeksonline/