“Djajtë e kuq” fitojnë garën me Realin, bashkëlojtari i Zhegrovës niset për në Mançester

Futbollisti francez, Leny Yoro është shumë pranë transferimit në Manchester United.
Gazetari i njohur anglez, David Ornstein raporton se “Djajtë e kuq” kanë arritur marrëveshje me Lillen për transferimin e mbrojtësit, shkruan Indeksonline
Për Yoro-n në garë ishin edhe skuadra e La Ligas, Real Madrid – të cilët kishin ofruar vetëm 50 milionë euro. Dhe vetëm me 12 mililonë më shumë (62 milionë euro), Manchester Unitedi doli fitues.
Lojtari tashmë është nisur për në Mançester ku pritet të nënshkruajë kontratën 4+1 vjeçare.
Kujtojmë që Yoro është bashkëlojtar i Edon Zhegrovës në skuadrën e Lille nga Ligue 1 e Francës./Indeksonline/
🚨 EXCLUSIVE: Leny Yoro flying to UK to take medical + finalise personal terms as Man Utd push to complete signing from Lille. 18yo defender initially favoured #RMFC but #LOSC accepted initial €62m #MUFC bid – still work to do but now close @TheAthleticFC https://t.co/Vz5gTFH2Xx
— David Ornstein (@David_Ornstein) July 17, 2024