19:28 / E Diele, 11 Shkurt 2024 / G T

“Djajtë e Kuq” marrin tri pikë të mëdha në “Villa Park”

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar një fitore të madhe në javën e 24-të në Premier League, pasi mposhti 1:2 Aston Villan.

Pjesa e parë nisi shumë mirë për “Djajtë e Kuq”, pasi në minutë e 17’të, sulmuesi Hojlund shënoi për shifrat 1:1, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, skuadra vendase ishte më e mirë dhe arriti që në minutën e 67’të ta barazonte rezultatin me anë të Douglas Luiz.

Kur u mendua se ekipi i Unai Emeryt do të fitoj këtë takim, në skenë doli mesfushori skocez, McTominay i cili realizoi me kokë në minutën e 86’të.

Me këtë fitore, Manchester Unitedi shkon në kuotën e 41 pikëve në pozitën e 6-të, pesë më shumë ka Aston Villa (46) në pozitën e 5-të./Indeksonline/