“Djajtë e Kuq” synojnë të “blindojnë” pozitën e tretë, fitojnë ndaj Aston Villas
Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar fitore të pastër ndaj Aston Villas me rezultatin 3:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Premier League.
Katër golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline
Fillimisht ishte Casemiro që shënoi për 1:0 në minutën e 53’të.
Sesko is just a goal poacher..
— Sani 🇬🇧🇬🇭 (@_saniii_x) March 15, 2026
My Striker 😍🔥🔥 pic.twitter.com/itdQs5RaSP
Por, festa e “Djajve” nuk vazhdoi shumë, pasi Ross Barkley barazoi shifrat në 1:1.
Në minutën e 71’të, Cunha shënoi për 2:1, kurse pas 10 minutave, Benjamin Sesko ia siguroi fitoren skuadrës së Michael Carrick.
Me këtë fitore, Manchester Unitedi shkon në kuotën e 54 pikëve në pozitën e tretë, kurse Aston Villa në pozitën e 4-të me 51 pikë./Indeksonline/

