‘Djajtë’ urojnë për fillimin e Ramazanit
Skuadra e Manchester United përmes një postimi në facebook ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Nga të gjithë njerëzit te Manchesteri, urime Ramazani” shkruan klubi më i suksesshëm anglez.
“Djajtë e kuq” kanë disa futbollistë mysliman në gjirin e vet, por ndër ata që postojnë më së shpejti në lidhje me fe është francezi Paul Pogba.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën është parë disa herë duke vizituar Qaben. /Indeksonline/