Djalë e nënën rrahën mes vete në Gllogoc, bëjnë njëri tjetrin për spital

Një përleshje fizike ka ndodhur mes një nëne dhe djalit të saj të mitur në Gllogoc.
Si pasojë e përleshjes dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, kurse djali i saj është liruar në procedurë të rregullt.
‘’ Gllogoc 17.06.2023 – 10:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje ishte përleshur fizikisht me djalin e saj të mitur, të dyshuarin mashkull kosovar dhe kishin sulmuar njëri tjetrin. Si pasoj e dhunës dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, kurse djali i saj është liruar në procedurë të rregullt.’’ Thuhet në raportin e Policisë. /IndeksOnline/