75 Mall Live Search
23:04 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Djali afgan që fitoi famë falë “fanellës” së Messit, gjendet në rrezik nga talibanët

Familja e djalit afgan që mori vëmendjen e botës më fanelën e tij të futbollit të Messis, të bërë nga një qese plastike, po jeton me frikën se Talibanët do t’i vrasin ata, tha nëna e tij.

Murtaza Ahmadi, i quajtuir “Messi i vogël”, në vitin 2016 mori vëmendjen e botës, kur fotografia e tij shkaktoi një ndjesi virale dhe shtatëvjecari u ftua të takohej me idhullin e tij ku edhe mori dy fanella të nënshkruara dhe një top me autograf.

Por kjo ishte koha kur gjërat filluan të përkeqësoheshin për familjen e tij.

Kur talibanët pushtuan lagjen e tij në Jaghori në provincën Ghazni, ata ndaluan banorët të luajnë futboll.

Murtaza, i njohur më parë brenda dhe jashtë vendit, u bë një objektiv i lehtë për shkak të famës së tij.

Nënës e tij Shafiqa i tha CNN : ‘Që nga dita kur Murtaza u bë i famshme, jeta u bë e vështirë për familjen tonë’.

“Jo vetëm Talibanët, por edhe disa grupe të tjera kanë filluar të mendojnë se Messi mund t’i ketë dhënë atij shumë para.

“Ne ndaluam dërgimin e tij në shkollë, dhe ne ishim duke u kërcënuar gjatë gjithë kohës”.

Ai u detyrua të largohej pasi talebanët paralajmëruan se do ta “prenë atë në copa” nëse do ta kapnin.

“Talibanët po vrisnin të afërmit tanë dhe po kërkonin shtëpi. Ata do të ndalonin makinat dhe do të vrisnin udhëtarët e tyre, duke kërkuar nëpër shtëpi dhe duke vrarë njerëz, “tha Murtaza për CNN.

‘Ne dëgjonim tingujt e armëve të rënda, dhe Kalashnikovët, dhe raketat në shtëpi. Ne gjithashtu dëgjuam njerëz që bërtitnin. ‘

Murtaza dhe Shafiqa përfundimisht u arratisën në qytetin e Bamjanit dhe më vonë në kryeqytetin Kabul, por ata nuk e kanë parë babanë e Murtazës që nga dita që u larguan dhe mund t’i flasin me të vetëm përmes telefonit.

“Do të kishte qenë më mirë nëse Murtaza nuk do të kishte fituar famë,” tha Shafiqa.

Ajo zbuloi se ajo jeton me frikën se djali i saj do rrëmbehet për shkak të lidhjes së tij me futbollistin milioner argjentinas.

Por Shafiqa i bëri thirrje edhe një herë Messit, kësaj here për të ndihmuar familjen të largohet nga Afganistani në mënyrë që Murtaza të ketë një të ardhme më të mirë./Indeksonline/