19:00 / E Mërkurë, 06 Shtator 2023 / AR

Djali bën tatuazh dedikuar Victoria Beckham

Djali i Victoria Beckham, Cruz, ka bërë një tatuazh të ri dedikuar nënës së tij për të nderuar periudhën e saj sa ishte pjesë e grupit ‘Spice Girl’. Kështu thotë në Instagram tatuazheri që e ka bërë punën.

Ai bëri tatoo emrin ‘Posh’ në krahun e djathtë. Kjo i referohet pseudonimit Posh Spice, të cilin Victoria e mori kur u bë e njohur me grupin britanik të vajzave.

“Posh @cruzbeckham mendoj se të gjithë po e marrim atmosferën këtu, apo jo?”, shkruan artisti i tatuazheve të London Social Club. “Faleminderit që më besuat.”/Indeksonline/