75 Mall Live Search
11:42 / E Premte, 03 Prill 2026 / KV

“Djali çdo ditë po e kërkon nënën e vet”, nëna e Eronës flet pas dënimit me 24 vjet burgim të dorasit (Video)

Nëna e Erona Coklit, Milihate Cokli, është deklaruar me fjalë prekëse për media pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Valon Aliut, i cili u dënua me 24 vite burgim për vrasjen e rëndë të ish-bashkëshortes së tij.

E prekur thellë, ajo tha se dhimbja për humbjen e vajzës së saj nuk do të shuhet kurrë, pavarësisht vendimit të gjykatës, transmeton IndeksOnline.

“Dhimbjen që ka shkaktuar ky njeri, kurrë nuk shuhet, djali çdo ditë po e kërkon nënën e vet”, u shpreh ajo mes emocionesh.

Gjykata Themelore në Ferizaj mori vendimin pas një procesi të gjatë gjyqësor, gjatë të cilit u paraqitën prova, dëshmitarë dhe argumente nga të dyja palët, duke e shpallur fajtor të akuzuarin dhe duke e dënuar me 24 vjet burgim.

Rasti i Erona Coklit ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe ka rikthyer në fokus çështjen e dhunës ndaj grave, si dhe nevojën për drejtësi dhe masa më të forta parandaluese./IndeksOnline/