75 Mall Live Search
11:07 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / A. M.

Djali dyshon se babai i tij i prekur me COVID-19 vdiq nga mostrajtimi i mjekëve

Raportohet se një pacient i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë të premten në QKUK ku ishte duke u trajtuar. Por, i biri i tij ka raportuar në Policinë e Kosovës se po dyshon që ai vdiq nga mostrajtimi i duhur nga mjekët.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar ka qenë i diagnostikuar me COVID-19 dhe i hospitalizuar në repartin Intensiv në QKUK, sot ka ndërruar jetë. Dyshimet e ankuesit janë mostrajtimi i duhur nga stafi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Ndryshe, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.