Djali e ther me thikë babain në Mitrovicë

Një rast i dhunës në familje që ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në Mitrovicën e Jugut, ka përfunduar me një të plagosur.
Sipas policisë, dyshohet se djali ka goditur me thikë babain për motive ende të panjohura.
Viktima ka pranuar ndihmën mjekësore dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Selim Bislimi”, ndërsa vendit të ngjarjes menjëherë i është përgjigjur policia.
I dyshuari ndodhet në arrati ndërsa policia ka nisur hetimet./IndeksOnline/