75 Mall Live Search
14:13 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

Djali e vrau nënën me thikë në Ferizaj, dyshohet se është me të meta mendore

Gjatë ditës së sotme në Ferizaj ka ndodhë një rast tragjik, ku djali ka vrarë nënën e tij e cila dyshohet të jetë 83 vjeçare.

Agim Gashi, nga Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me këtë rast, ku dyshohet se i dyshuari është me të meta mendore, shkruan Indeksonline.

Gjatë hulumtimit të Policisë, i dyshuari del të jetë person i njohur pasi që edhe mëherët ka pasur raportime për sjelljen e tij agresive.

“Sot rreth orës 8:20 policia është njoftuar për një vrasje, me të shkuar në vendin e ngjarjes është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Policia i ka kryer të gjitha veprimet e duhura policore.

Pas një kohë të shkurtë është arrestuar personi i dyshuar, që është djali i viktimës.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupi është dërguar për obduksion.

Për motivet është ende herët të flasim, vrasja është kryer me mjet të ftohte, pra me thikë.

Gjatë hulumtimit, i njëjti ka qenë i njohur për policinë.

Ka pasur disa raste qe i kanë raportu fqinjët per sjellje agresive të tij.

Edhe në deklarata te fqinjëve edhe nga mjeku, psikologu që është trajtuar më heret, ka qene person me të meta mendore”, tha Gashi./Indeksonline/