Djali ekspozoi armën në internet, policia arreston të atin

Policia në Podujevë arrestoi dje një person në fshatin Llaushë, pasi i biri 13-vjeçar i të dyshuarit kishte postuar fotografi me armë, në rrjete sociale.
Me këtë rast, nga i dyshuari u konfiskua një pushkë ajrore, që ishte nën posedim pa leje adekuate, shkruan IndeksOnline.
“Policia e ka intervistuar të dyshuarin dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit është hapur rasti “Mbajtja në Pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, kurse i njëjti është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim.
