11:49 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Grushton nënën, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Dhuna në familje vazhdon të jetë një dukuri shqetësusë në vendin tonë.

Shpesh këto raste kanë përfunduar edhe me viktima.

E një rast është raportuar të hënën në Pejë, ku një mashkull ka sulmuar fizikisht nënën e tij, bën të ditur Policia e Kosovës.

Është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar pasi që kishte sulmuar fizikisht me grushte viktimën femër (nënën e tij). Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/