75 Mall Live Search
21:46 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Djali i Ahmetit për arrestimin e Dodë Gjikolajt: Zemrat na flladitën kur të arrestohet edhe ai që kreu pagesat

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës në bashkëpunim me atë të Shqipërisë kanë prangosur 41-vjeçarin Dodë Gjikolajn, banues në Velilopjë – Shkodër, i cili dyshohet se kreu vrasje me pagesë në Kosovë.

Dodë Gjikolaj në tetor të vitit 2018 kishte privuar nga jeta Haxhi Ahmetin nga Gjakova, pasi që kishte montuar një eksploziv në pragun e shtëpisë së tij, në Smolicë.

Indeksonline ka kontaktuar me Gani Ahmetin, djalin e Haxhi Ahmetit, i cili tha që arrestimi i Dodë Gjikolaj ua flladiti zemrën familjes së tij, por që do t’i flladitet zemra më shumë kur të arrestohet edhe i dyshuari kryesor që ka bërë pagesat.

 “E falënderoj Policinë e Shqipërisë, Policinë e Kosovës, Prokurorinë, Gjykatën. Arrestimi i tij na ka flladitë pak zemrën, tash po e dim që ka drejtësi edhe po punon drejtësia. Neve pak na u ka flladit zemra, por na flladitet më shumë kur të arrestohet edhe i dyshuari kryesor që ka bërë pagesat”, u shpreh ai.

Tutje, Gani Ahmeti dhe familja e tij presin që Dodë Gjikolaj të merr dënim me burg të përjetshëm.

Presim që ai të merr dënim me burg të përjetshëm se ai ka ma vra babën pa i ba sen. Baba u kanë penzioner i Gjermanisë, ka pasë nënshtetësi gjermane. Ai ka ardh në shpi të vet me nejt, në derë të hymjes ia kanë montu eksplozivin pa i pas borgj asnjë sen, vec pse i ka marr paret ai prej B.A (emër i njohur për redaksinë) me e vra babën tem, vec për qat punë”, thotë ai.

Djali i Haxhi Ahmetit tregon se i njëjti person ia ka vrarë edhe vllavin (Ali Ahmetin) në vitin 2013.

Mu ma kanë vra edhe vllavin në 2013-tën, Ali Ahmetin. E ka vra e njëjta familje që e ka pagu Dodën”./Indeksonline/