75 Mall Live Search
22:10 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Djali i aktores shqiptare, merr gjithë vëmendjen në paraqitjen e fundit

E ftuar në programin e Rudina Magjistarit, aktorja Eva Alikaj rrëfeu mes notash humori karantinën në shtëpinë e saj në Vienë.

Aktorja tregoi se si po i kalon ditët e izolimit këto kohë pandemie, duke gatuar, shëtitur si dhe duke mos munguar edhe videocall-et me të birin 27-vjeçar Xhinon, i cili jeton në Shtutgart të Gjermanisë, ku edhe vijon karrierën si violinist.

Gjatë bisedë mes moderatores Magjistari dhe aktores Alikaj në ekran u shfaq foto e Xhinos, të cilin Eva deri tani na e kishte fshehur.

Aktorja tregoi se ka një marrëdhënie tejet të ngushtë me të birin dhe telefonatat me të janë të shpeshta.