75 Mall Live Search
12:44 / E Martë, 04 Prill 2023 / B O

Djali i Ancelottit afër të bëhet trajner i dy kosovarëve

E ardhmja e Davide Ancelottit, djalit të trajnerit të Real Madridit dhe anëtarit kryesor të stafit të tij është larg Realit. Italiani ka vendosur ta nisë karrierën i vetëm dhe është bërë kandidati kryesor për të marrë frenat e Baselit.

Pavarësisht moshës së re të tij si 33 vjeçar, Davide ka kaluar në stolat më të rëndësishme në Evropë. Ai filloi si trajner fizik në PSG, Bayern Munich, Napoli, Everton dhe u kthye në Madrid në fazën aktuale si ndihmës i babait të tij.

Basel aktualisht ka si trajner të përkohshëm gjermanin Heiko Vogel dhe ka vendosur të vë bast për Davide Ancelottin për sezonin e ardhshëm, Atij do t’i jap komandën për të nisur një projekt të ri. Synimi është për të luftuar sërish për Ligën që sezonet e fundit është dominuar nga Young Boys.

Te Basel, Davide Ancelotti do të gjej dy kosovarë, Taulant Xhakën e Andi Zeqirin./Indeksonline/