75 Mall Live Search
08:34 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / L A

Djali i Ancelottit bëhet me punë të re, nënshkruan me gjigantin brazilian

Djali i Carlo Ancelottit, Davide po bëhet me punë të re.

Italiani, do të marrë drejtimin e kampionëve në fuqi të Amerikës Jugore, Botafogo.

Kjo do të jetë detyra e parë ndonjëherë si trajneri i parë në ndonjë skuadër.

Ancelotti, ishte lidhur me skuadra të njohura evropiane, ndër to dhe Rangersi por që Botafogo ishte ajo që arriti ta bindte djalin e trajnerit të “Seleçaos”.

Davide, deri këtë vit ishte dora e djathtë e babait të tij te Real Madridi, ku shpeshherë cilësohej si një nga meritorët në suksesin e “Galaktikëve”./IndeksOnline/