09:40 / E Enjte, 31 Mars 2022 / AR

Djali i Arbana Xharres shënon suksese si aktor, synon për çmimin “Oscar”

Djali i gazetares së njohur shqiptare Arbana Xharres, Arti Lokaj, ka korrur suksese të mëdha në fushën e aktrimit qysh në moshë të vogël.

Ai ka nisur studimet në SHBA dhe po punon fuqishëm që të arrij suksese, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, Arbana dhe Arti në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, treguan sesi nisi rrugëtimi i tij në aktrim.

Arbana tha se e kishin zbuluar talentin e të birit fare rastësisht dhe më pas kishte marrë pjesë në filmin “Shpia e Agës”. Ajo gjithashtu zbuloi se kanë firmosur një kontratë me një agjenci të njohur në Amerikë ndërsa presin që të mbajnë dhe disa audicione në Los Angeles.

“Më tha se jam e mahnitur me talentin e tij dhe kemi një projekt të një filmi me metrazh të gjatë. Më tha që të angazhohemi me të. Është shumë i talentuar. Xhirimet zgjasin rreth katër muaj. Ka qenë i vogël. Vetë jam befasuar, ka pasur qejf të këndojë por nuk ka përmendur se do të merret me aktrim”, tha ajo.

Arbana shtoi: “Kemi nënshkruar një kontratë me një agjenci që ka zyra në Beverly Hills dhe në New York. Në maj do të ikim në Los Angeles pasi kemi disa audicione.”

Kur u pyet se nëse ka filluar t’i pëlqejë fama që po merr, Arti tha: “Jo kaq shumë sepse nuk më intereson, ndoshta kur të shkoj në Oscar”./Indeksonline/