16:42 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Djali i Ardit Gjebreas më i dashuruar se kurrë! Ja si e uron të dashurën për ditëlindje (Foto)

Jon Gjebrea, ndonëse nuk është artist ai tashmë ka fituar famë, kjo falë emrit të babait të tij Ardit Gjebreas, por edhe për jetën luksoze e lidhjen me personazhe të famshme shqiptare, shkruan Indeksonline.

Joni shumë shpesh ka qenë pjesë e mediave rozë jo vetëm për jetën që bën, por edhe për lidhje dashurie. Ai është përfolur se ka qenë në lidhje edhe me këngëtaren kosovare Adea Pula, mirëpo asnjëherë nuk ka pasur diçka konkrete në lidhje me këta zëra.

Ndërsa Joni ditë më parë e ka bërë publike edhe lidhjen e tij. Ai na ka prezantuar me të dashurën e re, me të cilën shumë shpesh edhe bëjnë udhëtime jashtë vendit. Ndërsa Joni në ditëlindjen e së dashurës së tij, ka zgjedhur fjalët më të ëmbla, duke postuar një fotografi në rrjetin e tij social Instagram: “Gëzuar dashuri” ka shkruar ai./Indeksonline/