Djali i Arkanit dhe Cecës i përgjigjet Mazrekajt, i kërkon ‘fer’ në Beograd
Veljko Raznatoviq, djali i kriminelit të luftës, Arkan ka folur për meçin e mundshëm me boksierin shqiptar, Petrit Mazrekaj.
Boksieri serb ka thënë se asnjëherë nuk i ka dërguar ofertë Mazrekajt por ëhstë i gartshëm të boksoj nëse boksieri shqiptar vjen në Beograd, tha ai në televizionin ‘Pink’, transmeton Indeksonline.

“Unë nuk e kam ditur se ai ekziston derisa filloi të flasë gjepura në gazetat e tyre. Unë do të kisha dashur që ai të vijë këtu dhe t’i konfirmojë ato që i ka thënë. Le të bëhet ‘shmeker’ dhe lë të vijë.’, tha djali i kriminelit serb.
Ndërsa sa i përket ofertës, Raznatoviq u shprehë se ata duhet të bëjnë ofertë.
“Ata duhet t’ia dërgojnë ofertën menaxherit tiom, Luka Popovic. Nderyshe ata janë vetëm si disa dhe gjyshe që pinë kafe e lehin si endacakë.”, tha ai.

Boksieri shqiptar në mediat kosovare kishte thënë se meçi pritet të zhvillohet me 28 gusht.
Mazrekaj ka treguar po ashtu që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar që të mos boksoj në qytetin e Beogradit./Indeksonline/