75 Mall Live Search
15:00 / E Hënë, 19 Maj 2025 / AR

Djali i Beckham bën deklaratën e papritur për prindërit e tij

Marrëdhëniet mes Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, duket se janë më të tensionuara se kurrë. Mungesa e tij dhe bashkëshortes Nicola Peltz në ditëlindjen e 50-të të David Beckham ka ringjallur thashethemet për një përçarje të thellë në familje.

Burime të afërta me çiftin e ri thonë se situata nuk është e lehtë. Brooklyn po kërkon të ndërtojë një jetë të pavarur me Nicolën, por kjo duket se ka sjellë reagime të forta nga prindërit e tij.

“Brooklyn po përpiqet të vendosë kufij me prindërit, të krijojë jetën e tij përkrah Nicolës, dhe duket se David dhe Victoria po reagojnë në një mënyrë hakmarrëse,” tha një burim anonim për mediat.

Gjithashtu, Brooklyn dyshohet se nuk është aspak i kënaqur me mënyrën se si prindërit e tij paraqiten në publik.

“Brooklyn është i zhgënjyer me mënyrën se si prindërit e tij e portretizojnë veten në rrjetet sociale,” tha burimi, duke shtuar: “ndërkohë që, sipas tij, gjërat janë ndryshe nga se duken. Ata nuk kanë bërë asnjë përpjekje për ta kontaktuar.”

Një tjetër burim, i afërt me familjen Beckham, sugjeron se përplasjet kanë nisur që në kohën e fejesës së Brooklyn me Nicolën. Sipas tij, David dhe Victoria e shohin Peltz-in si një figurë dominuese që e ka larguar të birin nga familja.

Në fotot e publikuara nga Victoria në Instagram për festën e David-it, ajo falënderon të ftuarit dhe shkruan:
“Krijuam kujtime të veçanta me familjen dhe miqtë. Ju duam të gjithëve,” duke përmendur fëmijët e tjerë – por jo Brooklyn.

Drama në familjen Beckham vazhdon të jetë në vëmendje, me fansat që pyesin nëse do të ketë ndonjë përmirësim në marrëdhënien mes tyre.