75 Mall Live Search
08:47 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / AR

Djali i Beckhamit flet për krizën që po kalon me prindërit e tij

Brooklyn Beckham këmbëngul se nuk shqetësohet nga fjalët që njerëzit flasin për largimin e tij nga familja, ndërsa zbuloi se nuk do të marrë pjesë ne ndeshjen e Inter Miami-t në New York.

26-vjeçari, djali më i madh i Davidit dhe Victoria Beckham, ishte ndër të famshmit që morën pjesë në ndeshjen All-Star të Ryder Cup midis lojtarëve të Listës A nga Evropa dhe SHBA-ja në Bethpage Black.

Të mërkurën në mbrëmje, Inter Miami – skuadra në bashkëpronësi të babait të tij – do të përballet me New York City FC rreth një orë në perëndim të Bethpage Black. Nuk është e qartë nëse David do të jetë në ndeshje.

Por Brooklyn i tha Daily Mail-it se do të kthehet në Los Angeles pasi të përfundojë raundin e tij. Kjo vjen mes thashethemeve të vazhdueshme për një grindje me prindërit e tij. Thuhet se familja Beckham nuk ka më marrëdhënie të mira me Brooklyn dhe gruan e tij, aktoren amerikane Nicola Peltz.

Brooklyn dhe familja e tij u fotografuan për herë të fundit së bashku Ditën e Krishtlindjeve të vitit të kaluar. Duket se ai nuk ka kaluar kohë me ta që atëherë. 26-vjeçari vazhdoi të injoronte momentet kryesore familjare javën e kaluar, duke mos u bashkuar per ditelindjen e vëllait te tij Romeo, i cili po festonte ditëlindjen e 23-të.

Në një intervistë me Daily Mail-it, Brooklyn u pyet se si i përballon të gjitha këto biseda rreth familjes dhe jetës së tij private.

“Gjithmonë do të ketë njerëz që thonë gjëra negative, por unë kam një grua shumë mbështetëse”, tha ai. “Unë dhe ajo, thjesht bëjmë punën tonë, thjesht mbajmë kokën ulur dhe punojmë. Dhe jemi të lumtur.”

26-vjeçari tha se “kurrë” nuk shqetësohet për atë që njerëzit thonë ose shkruajnë për jetën e tij personale.

“Të gjithë do të thonë gjithmonë budallallëqe. Unë thjesht përpiqem ta bëj këtë, të luaj golf me disa miq. Është shumë argëtuese”, tha ai.