Djali i Beckhamit martohet në Itali, dasma 400 mijë euro, gruaja vlerë 2 miliardë euro!

Brooklyn Beckham, djali i çiftit të famshëm, Victoria e David Beckham ka vendosur t’i japë fund beqarisë. Brooklyni do të martohet me bukuroshen, Nikola Pelci.
Dasma do të jetë në Itali në vendpushimin luksoz Borgo Ignacia në Puglia. Kostoja e dasmës pritet të jetë 400 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Në po të njëjtin vend ishin martuar 8 vjet më parë edhe Justin Timberlake e Jssica Bill.
Por, paraja duket të jetë pak problem, ngase nusja ka pasuri prej 2 miliardë dollarësh, të trashëguara nga babai i saj, Nelson Pelz.

Nikola është 4 vjet më e vjetër se sa Brooklyni, ndërsa çift është në lidhje gati prej 2 vjetësh./Indeksonline/
