Djali i David Beckham-it tregon ushqimin më të çuditshëm që ka ngrënë: Nuk pendohem!

Djali i David Beckham-it, Brooklyn, njihet si një eksplorues i ushqimit.
Krahas shumë aktiviteteve që i bën në fushën e modës, ai ka edhe një rrjet restorantesh, për hir të pasionit të tij për kuzhinën.
I ftuar në një “podcast” së fundmi, Brooklyn-i tregoi se çka është gjëja më e çuditshme që ka ngrënë ndonjëherë: sperma e peshkut merluc.
Ai deklaroi se nuk e di nëse ka një tjetër emërtim për këtë gjë dhe se në momentin që i tregon dikujt që ky është ushqimi më i çuditshëm që ka ngrënë, të gjithë befasohen.
Pavarësisht shijes, Beckham thotë se nuk është pishman që ka provuar atë gjë.