08:30 / E Enjte, 17 Mars 2022 / AR

Djali i David Beckham ndahet nga e dashura

Victoria Beckham është një nënë e dashur për katër fëmijë dhe tani po e vë fokusin tek familja e saj pas ndarjes shokuese të djalit nga e dashura e tij.

Cruz Beckham , 17 vjeç, dhe Bliss Chapman, vajza e modeles Rosemary Ferguson, një mike e Victoria’s, raportohet se i kanë dhënë fund romancës së tyre të re pas 18 muajsh së bashku, transmeton Indeksonline.

beckhams

Duke pasur parasysh lidhjet e ngushta të familjeve, ndarja është një lajm i trishtuar për të gjithë të përfshirët. Victoria dhe David thuhet se e kanë pëlqyer shumë Bliss. Por, pa dyshim, ata do të jenë në gjendje të ruajnë miqësitë e tyre.

victoria-beckham-cruz

Ndërsa Cruz ka qenë i pafat në dashuri, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vëllain e tij më të madh, Brooklyn Beckham.

23-vjeçari do të martohet me të fejuarën e tij Nicola Peltz këtë pranverë ndërsa data nuk dihet. Sipas raporteve kanë treguar se ajo do të zhvillohet në prill në shtëpinë e pushimit të familjes së Nicola në Palm Beach, Florida.

Çifti kanë folur për ditën e madhe në muajt e fundit dhe së fundmi kanë treguar për Vogue se do të jetë dasma hebreje./Indeksonline/

brooklyn-beckham-nicola-peltz