Djali i dehur rrah nënën e tij në Gjakovë

Një person është arrestuar dje në orën 11:30 pasi nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar nënën e tij, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, djali ka rrahur nënën, e cila ka refuzuar të merrte trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë.
Gjakovë 02.02.2021 – 11:30.”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/