Djali i deputetit të VV-së në spotin e Bedri Hamzës: Zotëriun e respektoj

Duket se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka filluar t’i bëjë për vete edhe mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në punëtorinë e parë, që Hamza e ka mbajtur me qytetarët në qytetin e Gjakovës, ka marrë pjesë edhe Agon Kokaj, djali i deputetit të VV-së, Jahja Kokaj.
Madje, në këtë punëtori ai ka diskutuar me Hamzën, duke shprehur admirim për kandidatin e PDK-së për kryeministër, raporton Nacionale
Në videon që Hamza e ka postuar në profilin e tij në Facebook, Kokaj thotë se e respekton Bedri Hamzën.
“E urrej politiken, por zotëriun e respektoj”, thotë Kokaj në videon e postuar nga Hamza.