Djali i dëshmorit me mesazh rrëqethës: Baba ti ike, mjerim çfarë pozite jemi!
Azem Kurtaj, djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Danush Kurtajt, ka publikuar një poezi rrëqethëse për babin dhe gjendjen që po kalon vendin ynë.
Ai ka publikuar një fotografi pranë varrit të babait në varrezat e dëshmorëve në qytetin e Kaçanikut.
“Kam ardhur të qaj hallet sot, si atëherë kur më m’baje n’krahë e më flisje për këtë botë. Kam ardhur këtu baba dhe dhimbja dyfish sot më shtohet ti ke rënë për këtë vend por sakrifica jote sot nuk ç’mohet”, thuhet ndër të tjera.
Azemi thotë se babai i tij iku mirëpo Kosova keq është katandisur. “…të shohësh ti shokët e tu të luftës invalidët, veteranët, sa keq janë lënë dhe n’vend tyre disa ‘‘komandantë” çdo pozitë n’këtë vend e kanë zënë, shkruan Indeksonline
E të shohësh se si ata që vërtetë luftuan, si ti por që i mbijetuan luftës, i mbijetuan vdekjes sot atë që si bëri armiku, i bën vet shqiptari e veprat e tyre i ka mbuluar pluhuri i harresës”, ka shkruar ai.
E plotë:
Baba erdha
Këtu jam baba, erdha t’flasë me ty
edhe pse s’më sflet, e di, më sheh ti
këtu jam baba, unë, biri yt i vetëm
vij tek varri yt, kurrë nuk të lë vetëm.
Këtu jam baba
kam ardhur të qaj hallet sot
si atëherë kur më m’baje n’krahë
e më flisje për këtë botë.
Kam ardhur këtu baba
dhe dhimbja dyfish sot më shtohet
ti ke rënë për këtë vend
por sakrifica jote sot nuk ç’mohet.
Baba, ti ike e dhe jetën!
Ah baba!
Do të doja sot të ishe këtu
e të shohësh këtë vend sa keq është katandisur.
Të shohësh ti shokët e tu të luftës
invalidët, veteranët, sa keq janë lënë
dhe n’vend tyre disa ‘‘komandantë”
çdo pozitë n’këtë vend e kanë zënë.
E të shohësh se si ata që vërtetë luftuan, si ti
por që i mbijetuan luftës, i mbijetuan vdekjes
sot atë që si bëri armiku, i bën vet shqipëtari
e veprat e tyre i ka mbuluar pluhuri i harresës.
Ah baba!
Sa fjalë kam të them, por asnjë të mirë
e di, të lodha ty, e të mërzita shumë
por, më beso, është e vështirë për mua
jam biri i dëshmorit, por pa mbështetje unë.
Mbase e ke parë, dhe vetë e ke ndjerë ti
sa herë që vjen përvjetori i rënies tënde baba
disa nga miqtë tu të lënë një lule tek varri
dhe më për një vit s’vjen kush me të pa.
E unë biri yt, i vrarë n’shpirt, i thyer
jam çdo ditë këtu dhe lajme të sjellë.
Dhe pastaj një zë sikur e ndjejë n’shpirt
e më thotë mjaftë më, s’dua të dëgjoj fjalë
unë e bëra timen, për këtë vend dhashë jetën
dhe gjakun tim këtij vendi unë i bëj hallall.
Atë gjak që derdha bashkë me shokët e mi
atë gjak që derdhëm për idealin kombëtar
Një ditë, kur trojet tona t’ndara të jenë bërë një
do të na kujtojë mbi tokë çdo shqiptar.
Dhe atë ditë ti bir, që çdo ditë vjen tek varri
edhe qan për mua se ika nga kjo botë
do ndjehesh krenar ngado ku të ecësh
kur dikush me zë, është djali i dëshmorit thahe…