75 Mall Live Search
14:28 / E Hënë, 24 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Djali i drejtorit të shëndetësisë në Ferizaj regjistrohet në mjekësi, në vendet e rezervuara për komunitetet

Me të përfunduar shkollën e mesme, studentët vetëm se përcaktohen se çfarë dëshirojnë të bëjnë më tutje.

Disa zgjedhin fakultetin e disa të tjerë zanatin. Universiteti i Prishtinës, ka hapur dyert për të gjithë ata që janë të interesuar t’i vijojnë studimet.

Mirëpo UP-ja, në të kaluarën është kritikuar sa i përket pranimit të studentëve, pasi janë raportuar parregullsi të shumta dhe nepotizëm.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se, në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Prishtinë ka ndodhur një rast i tillë.

Leart Emini, djali i Drejtorit të Shëndetësisë së Komunës së Ferizajit, Kemajl Emini, është regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme si pjesë e Komunitetit Goran ani pse është shqiptar.

IndeksOnline ka provuar të marrë një përgjigje nga drejtori, mirëpo pas pyetjes ai u arsyetua se nuk po dëgjonte duke mos e hapur më telefonin.

Më poshtë dokumenti: