Djali i El Chapos kthehet në Robin Hood, shpërndan dhurata për të varfrit
Djali i “paprekshëm” i lordit të drogës El Chapo, Guzman , i cili aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në SHBA, organizoi një mbrëmje të madhe Krishtlindjesh për banorët e qytetit të lindjes në shtetin e Sinaloa.
Ivan Archivaldo Guzmán shfaqet në dhjetëra video të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, ndërsa iu dhuron rezidentëve të qytetit të tij makina, ushqime, pajisje elektroshtëpiake, lodra, një akt që ngjan më shumë me heroin britanik, Robin Hood.
Shumë e kanë konsideruar këtë veprim të Ivan Archivaldo Guzmánit si kopje të ish- bashkëpunëtorit të El Chapos, Pablo Escobar, i cili njihej për dhuratat e tij të mëdha.