Djali i Evander Holyfieldi, ndjek më sukses rrugën e babait, arrin edhe një fitore në boks

Evan Holyfieldi, djali i Evanderit legjendar po ecën me hapa të sigurt drejt majave të boksit botëror.
Young Holy ka arritur fitoren e katërt nga po aq përballje në boks.
22- vjeçari, para syve të babait arriti ta mposhtte Dylan Carlsonin. Evani fitoi me vendim unanim (40-36, 40-36 dhe 39-37).
Holyfieldi i ri po llogaritet si boksier me të ardhme të madhe, ngase ka goditje të fuqishme, është i zgjuar në ring dhe tejet i shpejtë në lëvizje. /Indeksonline/