Djali i Fadil Vokrrit e paralajmëron rikthimin në futboll
Djali i Fadil Vokrrit, Gramozi, është rikthyer për të komentuar largimin nga Federata e Futbollit të Kosovës.
I ftuar në “Procesi Sportiv”, Vokrri tha se u largua nga FFK për mos-pajtime konceptuale me kryetarin Agim Ademi.
Ai u shpreh që do të futet përsëri në futbollin e Kosovës, por momentalisht po ia dedikon kohën familjes.
“Unë kam qenë pjesë e FFK-së jo zyrtarisht, duke marrë pjesë në mbledhje të ndryshme me Fadilin”, deklaroi Gramozi.
“Tani kemi ndarë udhët për disa mos-pajtime, mirëpo unë do të mbetem me zemër pas Kombëtares së Kosovës”.
“Shkak i largimit ishin disa mos-pajtime konceptuale. E ardhmja? Do të futem përsëri në futboll, por momentalisht kohën po ia kushtoj familjes”, shtoi Vokrri.
Ai përmendi kontributin e ish-numrit një të UEFA-s, Michele Platini, në ndërkombëtarizimin e Kosovës në institucionet drejtuese të futbollit botëror. /Indeksonline/