75 Mall Live Search
16:12 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Djali i Hafir Shalës: M’fal babë që spo mund të bëjë më shumë për ta zbardh fatin tënd!

Doktor Hafir Shala që njihet si një nga mjekët e parë që shëroi plagët e ushtarëve të UÇK-së në vitin 1998, u arrestua nga policia serbe dhe që nga ajo kohë nuk është gjetur më.

Djali i tij, Gentriti në Ditën Ndërkombëtarve të të pagjeturve, ka bërë një shkrim prekës në profilin e tij në facebook.

Ai duke kujtuar babain e tij dhe dhimbjen e familjes, ka shprehur indinjatë me drejtësinë që nuk po zbardhin fatin e të pagjeturve, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Babë, me fal qe spo mundem te beje me shume te ta zbardhë fatin tend !
Ata qe munden po heshtin, e ne duke na neglizhuar, po na mbyllin dhe dyert aty ku zeri yne do duhej te ndegjohej !

Ata qe duhet te flasin po i mbyt heshtja, popullin kurreshtja, e ne familjaret dhimbja e padrejtesise!

Ti do kthehesh nje dite… ate dite kur drejtesia e heshtur do flase, heshtje e cila nuk kishte, nuk ka e as nuk do te kete arsye kurre e qe flet vetem kur njerezit e duhur jane aty ! 
Rasti yt, do mbetet perhere njolla e zeze e sistemit te deshtuar te drejtesise se vendit tend Babë!

Tani…
Ti nuk ke nevoje per fjale , fjale te mira na le mjafte!
Ti nuk ke nevoje per perkujtime, sepse veprat qe le pas, te perkujtojne cdo dite !
Ti nuk ke nevoje per meshire, sepse ti ishe vete meshira per kete popull !
Ti ke nevoje per drejtesi Babe, ti kontribuove dje, qe ajo te flase sot !
Ti luftove per zë qe mbyt heshtjen, e heshtja sot po e mbyt fatin tend!

Babë, ti luftove qe zeri i drejtesise te jehoje i lire, por sot ne liri, bashke me te eshte burgose dhe fati yt!
Babe, luftove per zë qe mbyt heshtjen, e heshtja sot po e mbyt zerin e drejtesis !

Babë, gjithqka qe pate ia dhe popullit dhe vendit tend, sot ke nevoje vetem per drejtesi, fatkeqsisht edhe kete po ta mohojne !

Nuk eshte aspak e lehte te shkruaj e ta qortoje vendin tim, sikur cdo fjale me djege ne shpirt, njejte si Ti dhe une do vdisja sot per te, por nuk eshte aspak e lehte ta mbaje brenda shpirtit kete padrejtesi, tash e 22 vite qe me pervelon ore e qast, si nje meteor qe nuk di se ku ka fund !!!

Eshte ky realitet i hidhur qe e bene te flase dhe gurin…!