Djali i Hashim Thaçit e mbështetë Altin Krasniqin në garën për deputet nga PDK

Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi ka shprehur mbështetjen e plotë për aderimin e Altin Krasniqit, djalin e Jakup Krasniqit.
Ai nga sot i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës dhe do të jetë kandidat për deputet.

Endrit Thaçi ka postuar në rrjetet e tij sociale një fotografi të Altin Krasniqit në PDK, duke theksuar se do ta mbështesë atë në zgjedhjet e 9 shkurtit./Indeksonline/