Djali i Hashim Thaçit: Krenar me mjekët tanë

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar pasi Presidentja e vendit, Vjosa Osmani vendosi të bëjë intervenimin kirurgjikal në një klinikë private.
Ai ka postuar një foto të ish-presidentit Thaçi, gjatë kohës kur ai e ka bëre intervenimin në QKUK, përkrah shihet mjeku dhe vetë Endriti.
Përkrah fotos ai ka shkruajtur “Krenar me mjekët tanë. Respekt për punën dhe përkushtimin e tyre”./IndeksOnline/
