20:01 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Djali i heroit, Agim Ramadani, në tubimin e kësaj partie politike

Djali i heroit të Kosovës, Agim Ramadani, Edon Ramadani sot ishte në një tubim elektoral.

Edon Ramadani sot mori pjesë në tubimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në qytetin e Prizrenit, shkruan Indeksonline.

Kandidati për deputet nga kjo parti, Anton Çuni e falënderoi Ramadanin që ka marrë pjesë në tubimin e sotshëm.

Po ashtu edhe familjarë të dëshmorit, Salih Çeku ishin prezent në tubim./Indeksonline/