75 Mall Live Search
17:18 / E Enjte, 23 Janar 2025 / Gj. Sh

Djali i Igli Tares, Etienne ka shënuar golin e parë me fanellën e Dukagjinit (VIDEO)

Etienne Tare, djali i legjendës shqiptare, Igli Tares, ka shënuar golin e parë me fanellën e Dukagjinit.

Ai shënoi në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës ukrainase, Chornomorets Odesa, e cila përfundoi me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

21-vjeçari javën e kaluar është transferuar te skuadra e Dukagjinit.

Në të kaluarën Etienne Tare ishte pjesë e akademisë së Lazios, më pas luajti për Rapid Vienna dhe Strum Grazin në Austri./IndeksOnline/